Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden drogë, armë dhe para në lokalin e tij

Një person është arrestuar mbrëmjen e 19 shkurtit 2026 në rrugën “Andrea Gropa” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit policor, rreth orës 19:40, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 4 gramë substancë që dyshohet të jetë…

Lajme

20/02/2026 08:39

Një person është arrestuar mbrëmjen e 19 shkurtit 2026 në rrugën “Andrea Gropa” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit policor, rreth orës 19:40, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 4 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale, tre fishekë, një revole, 1300 euro para të gatshme si dhe dy telefona mobilë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 19.02.2026 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 gramë substancë,  dyshohet të jetë narkotike të llojit kokainë, peshore digjitale tre fishekë një revole, 1300 € dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/