Arrestohet një person në Podujevë, sulmoi fizikisht një person tjetër i cili më pas pranoi tretman mjekësor
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje mes dy personave në Podujevë, njëri ka sulmuar tjetrin. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, shkruan lajmi.net. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, “Podujevë 28.05.2025-20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti pas një…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje mes dy personave në Podujevë, njëri ka sulmuar tjetrin.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, shkruan lajmi.net.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje,
“Podujevë 28.05.2025-20:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se i njejti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/