Arrestohet një person në Podujevë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. I dyshuari, shtetas kosovar, është kapur në flagrancë nga njësiti policor brenda një lokali në Podujevë, ku dyshohet se po organizonte aktivitete të ndaluara, raporton lajmi.net Gjatë kontrollit në vendngjarje, si prova materiale janë sekuestruar 85 euro…

Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
I dyshuari, shtetas kosovar, është kapur në flagrancë nga njësiti policor brenda një lokali në Podujevë, ku dyshohet se po organizonte aktivitete të ndaluara, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit në vendngjarje, si prova materiale janë sekuestruar 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë serbë dhe pajisje elektronike të ndryshme që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Njoftimi i Policisë:
Podujevë / 13.10.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/