Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë
Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në këtë aksion u arrestua një person e po ashtu gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 67 fishekë. I dyshuari A.S, 43 vjeç u intervistua në stacionin policor. “Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim…
Lajme
Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik.
Në këtë aksion u arrestua një person e po ashtu gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 67 fishekë.
I dyshuari A.S, 43 vjeç u intervistua në stacionin policor.
“Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.
Njofitimi i Plotë:
Më datën 03.12.2025, rreth orës 17:00, Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndërmarrë një bastisje në shtëpinë e personit A.S (43 vjeç).
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
– Dy armë zjarri (pistoleta)
– 67 fishekë
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.