Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm fizik
Një person është arrestuar në rrugën “Isuf Hoxha” në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Isuf Hoxha, Fushë Kosovë 17.10.2026-23:57. Është…
Lajme
Një person është arrestuar në rrugën “Isuf Hoxha” në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Isuf Hoxha, Fushë Kosovë 17.10.2026-23:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/