Arrestohet një person në Fushë Kosovë për falsifikim të dokumenteve, në shtëpi iu gjetën 5 vula të institucioneve e dokumente të ndryshme

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dje pasi që dyshohet se ka kryer falsifikim të dokumenteve, Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe gjatë kësaj bastisje, kanë gjetur 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma, kontrata-marrëveshje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Nëna…

Lajme

19/06/2025 11:21

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar dje pasi që dyshohet se ka kryer falsifikim të dokumenteve,

Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe gjatë kësaj bastisje, kanë gjetur 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma, kontrata-marrëveshje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë /22.03.2022 – 15:15. Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/