Arrestohet një person në Dragash, refuzoi t’i japë dokumentet identifikuese policisë

Një person është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet se ka refuzuar t’ia japë dokumentet identifikuese patrullës policore. Rasti ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari kishte kundërmuar alkool. Pas përfundimit të procedurave të parapara, në…

Lajme

18/11/2026 09:31

Një person është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet se ka refuzuar t’ia japë dokumentet identifikuese patrullës policore.

Rasti ka ndodhur më 17 nëntor, rreth orës 15:00, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari kishte kundërmuar alkool.

Pas përfundimit të procedurave të parapara, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 17.11.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka refuzuar tu jepte dokumentet identifikuese patrullës policore. I dyshuari është sjellë në stacion dhe i njëjti ka kundërmuar alkool. Pas përfundimit te procedurave te parapara per këto raste, në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/