Katër raste të dhunës në familje në Podujevë e Prishtinë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, tri prej tyre në Prishtinë dhe një në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Podujevë, më 17 nëntor, një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës në familje nga një burrë. Pas intervistimit, viktima është larguar nga shtëpia, ndërsa i dyshuari…
Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, tri prej tyre në Prishtinë dhe një në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Podujevë, më 17 nëntor, një grua ka raportuar se ishte viktimë e dhunës në familje nga një burrë. Pas intervistimit, viktima është larguar nga shtëpia, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor.
Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, rreth orës 15:00. I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, një burrë është vetëdorëzuar në polici më 17 nëntor, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje më 12 nëntor në Prishtinë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Po ashtu, më 17 nëntor, rreth orës 23:15, në Prishtinë është arrestuar një tjetër burrë i dyshuar për dhunë në familje.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Nga katër rastet e raportuara, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, njëri po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është në kërkim policor./Lajmi.net/