Arrestohet një person në Deçan, i gjendën nëntë armë në formë stilolapsi

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fshatin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave.   Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjёs sё informatave, tek i dyshuari janё…

Lajme

30/07/2025 08:58

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, Stacioni Policor nё Deçan, me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00, ёshtё njoftuar se nё fshatin Carrabreg-Deçan, ёshtё njё përleshje mes dy personave.

 

Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё ne vendin e ngjarjёs, gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjёs sё informatave, tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar:

 

· Nёntё (9) armё nё formё stilolapsi dhe

· Katёr (4) fishek

 

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.

 

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё