Arrestohet një person, kreu 11 vjedhje të rënda në Pejë për tre muaj
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet për vjedhje të rënda. Sipas Policisë, i njëjti bashkë me një të dyshuar tjetër, gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht kanë kryer 11 vjedhje të rënda. “Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet për vjedhje të rënda.
Sipas Policisë, i njëjti bashkë me një të dyshuar tjetër, gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht kanë kryer 11 vjedhje të rënda.
“Kёto vjedhje tё rёnda janё kryer nё shtëpi dhe lokale tё ndryshme nё qytetin e Pejёs, ku nga tё dyshuarit janё vjedhur para dhe sende tё ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, nё prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndërsa i dyshuari tjetёr momentalisht ёshtё nё arrati, mirëpo ёshtё i njohur pёr Policinё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.