Arrestohet një person i dyshuar për vepra të rënda penale në Mitrovicë
Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nën dyshime për disa vepra penale serioze, përfshirë veprimtari kundërkushtetuese, sulm ndaj zyrtarit, rrezikim të të mbrojturve ndërkombëtarisht dhe posedim narkotikësh e armësh. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan substanca narkotike, armë, pajisje për kriptovaluta dhe një telefon celular. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në…

Lajme
Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nën dyshime për disa vepra penale serioze, përfshirë veprimtari kundërkushtetuese, sulm ndaj zyrtarit, rrezikim të të mbrojturve ndërkombëtarisht dhe posedim narkotikësh e armësh.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan substanca narkotike, armë, pajisje për kriptovaluta dhe një telefon celular.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot në Mitrovicë të dyshuarin M.A.
I njëjti dyshohet se me veprimet e tij ka kryer veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas ndalimit, është kryer një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, gjatë të cilit janë sekuestruar prova të shumta material.
“Pas ndalimit të tij me qellim të sigurimit të provave dhe dëshmive lidhur me veprimet të cilat i dyshuari në fjalë i ka ndërmarrë është realizuar edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, gjatë së cilit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:
Prova D#1 – sasi e dyshuar substancë narkotike (751 gram)
Prova D#2 – shpuzore me substancë të dyshuar narkotike (292 gram)
Prova D#3 – tabak metali me substanca narkotike (207 gram)
Prova D#4 – substancë e dyshuar narkotike (sasi e vogël)
Prova D#5 – pushkë ajrore
Prova D#6- peshore e vogël (dyshohet se përdoret për matjen e sasisë së substancave narkotike)
12 (dymbëdhjetë) aparate për prodhim të cripto-valutave- Riga (për të cilët është mbet të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme Dogana e Kosovës dhe njësit policore nga stacioni policor Mitrovica e Veriut)
Prova D#7 -Telefon celular Samsung Galaxy S22 Ultra, me numër serik R5CTC1RZGEN, me numër të IMEI 355898190653889;
Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do t’i propozoj gjykatës masën e sigurisë për praninë e të pandehurit në procedurë”, thuhet më tej në njoftim.