Arrestohet nje person i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes se sotme në rrugën “Evlia Qelebia “ kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’. Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa…

Lajme

06/08/2025 22:08

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes se sotme në rrugën “Evlia Qelebia “ kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati e bixhozi.

Po ashtu është bërë e ditur se gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit të cilit me aktvendimi të prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.