Arrestohet një kosovar në Durrës, u kap në flagrancë duke vjedhur targa të automjeteve
Policia në Shqipëri, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”. Një kosovar në Durrës vidhte targa të automjeteve shqiptare dhe të Kosovës dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi nga Kosova, E.Q 36 vjeçar ndërsa janë sekuestruar dy palë targa, shqiptare…
Lajme
Policia në Shqipëri, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”.
Një kosovar në Durrës vidhte targa të automjeteve shqiptare dhe të Kosovës dhe ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi nga Kosova, E.Q 36 vjeçar ndërsa janë sekuestruar dy palë targa, shqiptare dhe kosovare, kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një maskë.
“Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, me mjetin tip “Ford”, me targa të vjedhura në lagjen nr. 5, Durrës, në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në bagazh janë gjetur edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, si dhe në sediljen e shoferit janë gjetur kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç (i ngjashëm me maskat). Mjete të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve”, ka thënë Policia e Shtetit.
Policia ka njoftuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Sigurimit të mjeteve për vjedhje””, ka njoftuar Policia e Shtetit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: