Arrestohet një i mitur në veri, vendosi posterë me figurën e terroristit në Banjskë

Gjatë orës 1:00 pas mesnate, Policia e Kosovës ka hasur tek një person, i cili dyshohet se ka qenë duke i vendosur disa pamflete në mure dhe pjesë të ndryshme të veriut të vendit. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i rajonit të Mitrovicës, Veton Elshani i cili ka thënë se të dyshuarit kanë…

Lajme

07/07/2024 15:21

Gjatë orës 1:00 pas mesnate, Policia e Kosovës ka hasur tek një person, i cili dyshohet se ka qenë duke i vendosur disa pamflete në mure dhe pjesë të ndryshme të veriut të vendit.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i rajonit të Mitrovicës, Veton Elshani i cili ka thënë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “nxitje të urrejtjes” janë pesë persona, ku njëri nga ta është arrestuar, tre të tjerë janë liruar dhe njëri akoma vazhdon të intervistohet nga organet e rendit.

Derisa ka shtuar se pesë personat e dyshuar për këtë vepër janë të moshës së mitur.

“Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjës. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë. Tre nga ta janë intervistua, janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”, shtoi ai.

“Përpos personit të parë që është arrestu, 3 të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq bëhet e ditur se deri më tani janë konfiskuar mbi 1500 pamflete të tilla, në katër pika të ndryshme.

“Mbi 1500 kësi pamfleteve janë konfisku, 4 bastisje janë zhvillu deri tash (3 Mistrovica Veri, 1 në Zubin Potok)”, ka shtuar Elshani. /Lajmi.net/