Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, sulmoi dy persona pas një konflikti verbal
Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra, gjithashtu shtetase të Shqipërisë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë. E dyshuara dyshohet se pas një konflikti verbal ka sulmuar dy viktimat.…
Lajme
Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra, gjithashtu shtetase të Shqipërisë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11 nëntor 2026, rreth orës 16:20, në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë.
E dyshuara dyshohet se pas një konflikti verbal ka sulmuar dy viktimat. Si pasojë e incidentit, njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rr. Hashim Hajdini, Fushë Kosovë 11.11.2026-16:20. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta pas një konflikti verbal ka sulmuar dy viktimat femra shtetase të Shqipërisë. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/