Arrestohet një edukatore në Pejë për keqtrajtim të një fëmije

Një edukatore është ndalur nga Policia për 48-orë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije. Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi. “Pas denoncimit të një edukatoreje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për…

Lajme

01/10/2025 16:17

Një edukatore është ndalur nga Policia për 48-orë nën dyshimin për keqtrajtim të një fëmije.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi.

“Pas denoncimit të një edukatoreje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë dërguar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për hetim. Hapat që ka marrë Prokuroria në Pejë janë që e njëjta nën këtë dyshim është ndaluar për 48 orë, dhe hapat e tjerë po vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale,” ka deklaruar Nikçi.