Arrestohet në Prizren i dënuari me 4 vite burgim për narkotik, dërgohet në burg

Është arrestuar një person në Prizren që ishte i dënuar me katër vjet burgim për narkotik. “Më datë 01shtator 2026, policët nga  Stacioni Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore, pas një kohe të gjate ne arrati,  kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N.K. mashkull 41 vjeçar  nga fshati Velezhë, Prizren. I njëjti ka…

Lajme

01/09/2026 15:46

Është arrestuar një person në Prizren që ishte i dënuar me katër vjet burgim për narkotik.

“Më datë 01shtator 2026, policët nga  Stacioni Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore, pas një kohe të gjate ne arrati,  kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin N.K. mashkull 41 vjeçar  nga fshati Velezhë, Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me gjithsej katër (4) vite burg efektiv me dy vendime  të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, tha policia.

I arrestuari është dënuar për veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267, i KPRK-së.

“I arrestuari N.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, shtoi policia.

Policia u zotua se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.