Arrestohet në Prishtinë personi që dyshohet se u shiste thika, boksa hekuri dhe shufra metalike të miturve
Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh të ftohta që ai dyshohej se i shiste edhe te persona të mitur. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë konfiskuar 43 thika, 2 boksa të hekurit dhe 2 shufra metalike.…
Lajme
Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh të ftohta që ai dyshohej se i shiste edhe te persona të mitur.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë konfiskuar 43 thika, 2 boksa të hekurit dhe 2 shufra metalike. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se i arrestuari ka qenë i përfshirë në shitjen e këtyre mjeteve të rrezikshme, përfshirë edhe te të miturit.
Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Mark Sopi, Prishtinë 27.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 43 thika, 2 boksa të hekurit, 2 shufra metalike të cilat dyshohet se i njëjti ua shet personave të mitur. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/