Arrestohet në Prishtinë personi i dënuar për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, i dënuar për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Sipas njoftimit, arrestimi është kryer gjatë ditës së sotme, më 4 shtator 2025, në Prishtinë, nga zyrtarët policorë të Stacionit Jugu, konkretisht njësia për realizimin e…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata, i dënuar për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer gjatë ditës së sotme, më 4 shtator 2025, në Prishtinë, nga zyrtarët policorë të Stacionit Jugu, konkretisht njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatës, transmeton lajmi.net.
I arrestuari është D.D., mashkull, 31-vjeçar, i cili sipas vendimit të gjykatës, është dënuar me 10 muaj burg dhe një gjobë prej 3.500 euro.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës.
Policia e Kryeqytetit thekson se do të vazhdojë veprimet për kapjen e personave të kërkuar dhe zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë./lajmi.net/