Arrestohet në Podujevë për falsifikim dokumentesh të automjetit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Rajonin e Prishtinës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i arrestuari, A.B. (mashkull), dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare për të falsifikuar dokumente të regjistrimit të së paku një automjeti, transmeton lajmi.net. Me urdhër të…

Lajme

15/01/2026 21:54

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Rajonin e Prishtinës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i arrestuari, A.B. (mashkull), dyshohet se ka përdorur një vulë jozyrtare për të falsifikuar dokumente të regjistrimit të së paku një automjeti, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit kompetent, Policia ka kryer kontroll në zyrën e tij – një agjenci sigurimi – ku janë sekuestruar vula dhe prova të tjera materiale që lidhen me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Njoftimi i plotë: 

Arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
Sot në Podujevë nga zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i dokumenteve.
Personi i arrestuar A.B, (mashkull), dyshohet se duke përdorur një vulë jozyrtare, ka falsisfikuar dokumente për regjistrimin e së paku një automjeti.
Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në zyrën e tij – agjenci sigurimi, ku janë gjetur dhe sekuestruar një vulë dhe disa prova materiale që ndërlidhen me rastin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/