Arrestohet në Londër Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen në Hajvali
Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës. Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër. Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit. Pas aktit…
Lajme
Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës.
Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër.
Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit.
Pas aktit të vrasjes, Nuhiu kishte arritur të arratisej, derisa Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes pati gjetur një gëzhojë armë zjarri.