Arrestohët në Durrës i moshuari nga Prishtina pas qe kishte kërcënuar me revole
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas nga Kosova për kanosje me armë.

Lajme
66-vjeçari Bajram P., banues në Prishtinë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar me pistoletë 37-vjeçarin A.K, raportojnë mediet në Shqipëri.
Sipas policisë, dy personat janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
37-vjeçari e ka denoncuar rastin në polici dhe pas kallëzimit është arrestuar i moshuari.
Gjatë kontrollit fizik Bajram Pajazitit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material një pistoletë model 57, kalibri 7.62 mm dhe një krehër me shtatë fishekë të të njëjtit kalibër (në foto).
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kanosje” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”