Arrestohet mërgimtari që goditi me veturë motoçiklistin në Prishtinë që nga plagët e marra humbi jetën
Dje gjatë ditës në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë e tij ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës, sot në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar personin që ka shkaktuar aksidentin. I arrestuari është shqiptar shtetas i Gjermanisë.…

Lajme
Dje gjatë ditës në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë e tij ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës, sot në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar personin që ka shkaktuar aksidentin.
I arrestuari është shqiptar shtetas i Gjermanisë.
‘‘AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Edmond Hoxha, Prishtinë 01.08.2025-16:58. Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.