Arrestohet llapjani, zhvillonte ilegalisht bixhoz në lokalin e tij

Është arrestuar një i dyshuar në Podujevë për veprën “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lajme

01/06/2020 09:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Podujevë është arrestuar një i dyshuar për veprën “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/