Arrestohet kosovari në veri të Mitrovicës, i gjendet arma AK-47 dhe disa pajisje të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Mitrovicës së Veriut për veprën “Armëmbajtje pa leje”. Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit (mashkull kosovar) janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me pesë fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Me…

Lajme

28/01/2025 09:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Mitrovicës së Veriut për veprën “Armëmbajtje pa leje”.

Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit (mashkull kosovar) janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator me pesë fishekë si dhe disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/