Arrestohet ish-drejtori i burgjeve në Shqipëri
Policia shqiptare ka arrestuar ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko.
Lajme
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-deputetin e PS-së dhe njëherësh ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.
Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.
Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. /Syri.net