Arrestohet Ilir Meta

Policia e Shtetit ka arrestuar kreun e e partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kjo është raportuar në mediat e Shqipërisë pak minuta më parë. Siç thuhet, Meta është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, teksa ndodhej në afërsi me qendrën tregtare “Casa Italia” në Tiranë, në momentin e ekzekutimit të urdhrit. Ndryshe Ilir Meta kishte paralajmëruar…

Lajme

21/10/2024 13:22

Policia e Shtetit ka arrestuar kreun e e partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kjo është raportuar në mediat e Shqipërisë pak minuta më parë.

Siç thuhet, Meta është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, teksa ndodhej në afërsi me qendrën tregtare “Casa Italia” në Tiranë, në momentin e ekzekutimit të urdhrit.

Ndryshe Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09./Lajmi.net/