Arrestohet i dyshuari për vjedhje në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së: Detaje nga policia

Është bërë e ditur se një person ka vjedhur në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, një armë dhe disa dokumente. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, shkruan lajmi.net. Bytyçi ka treguar se i dyshuari ka arritur të identifikohet dhe arrestohet nga organet kompetente. Ai shtoi…

Lajme

25/02/2024 18:45

Është bërë e ditur se një person ka vjedhur në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, një armë dhe disa dokumente.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, shkruan lajmi.net.

Bytyçi ka treguar se i dyshuari ka arritur të identifikohet dhe arrestohet nga organet kompetente.

Ai shtoi se i dyshuari “ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale”, ku arma akoma është duke u kërkuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Pas disa veprimeve operative-hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit kanë arrit që të identifikojn dhe arrestojnë të dyshuarin, për të cilin dyshohet se dje ka shtepin e nje zyrtari në Prizren, ka vjedhur armën zyrtare dhe disa dokumente personale. I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën,pas intervistimit me vendim prokurorit është ndaluar për 48 orë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjet ndërsa arma ende është duke u kërkuar nga hetuesit” ka thënë Bytyçi. /Lajmi.net/