Arrestohet i dyshuari për sulmin me çekan në oborrin e Gjykatës në Suharekë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me çekan. Rasti ka ndodhur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, degë e Gjykatës Themelore të Prizrenit, shkruan lajmi.net. Këtë sulm e pati konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se edhe sulmuesi…

Lajme

18/06/2025 13:35

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person ka sulmuar një tjetër me çekan.

Rasti ka ndodhur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, degë e Gjykatës Themelore të Prizrenit, shkruan lajmi.net.

Këtë sulm e pati konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se edhe sulmuesi edhe viktima ishin palë të një seance gjyqësore.

“Sot me datë 18.06.2025, para dite, deri sa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fort, të dy palë në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, ka thënë Bytyqi për lajmi.net.

I dyshuari për këtë rast sapo është arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. /Lajmi.net/