Arrestohet i dyshuari për aksidentin në Mitrovicë ku humbi jetën një 65-vjeçar

Një person është arrestuar nën dyshimin për aksidentin me fatalitet të hënën në mbrëmje në Prishtinë, si pasojë e të cilit vdiq 65-vjeçari që ishte me biçiklistë. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë rreth orës 18:30. “Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekje prurëse…

Lajme

31/12/2024 09:52

Një person është arrestuar nën dyshimin për aksidentin me fatalitet të hënën në mbrëmje në Prishtinë, si pasojë e të cilit vdiq 65-vjeçari që ishte me biçiklistë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë rreth orës 18:30.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekje prurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.