Arrestohet “humanitarja” nga Peja – Detaje se si mashtroi fermerët për subvencione kinse nga Danimarka

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të dyshimtë në Pejë. E njëjta është arrestuar nën dyshimin për mashtrim të fermerëve në këtë rajon. Madje sipas informacioneve të para theksohet se njëjta ishte paraqitur si humanitare nga Peja. Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran…

Lajme

09/10/2024 10:13

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër të dyshimtë në Pejë.

E njëjta është arrestuar nën dyshimin për mashtrim të fermerëve në këtë rajon.

Madje sipas informacioneve të para theksohet se njëjta ishte paraqitur si humanitare nga Peja.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën për veprën penale mashtrimi. Prokurori i shtetit e ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë Nikçi.

E në këtë rast e arrestuar është Ardiana Begolli, e cila dyshohet se kishte marrë mijëra euro nga fermerët me premtimin për mjete bujqësore që në fakt nuk arritën kurrë nga Danimarka.

Ajo kishte krijuar kinse një shoqatë, por që në fakt nuk ekzistonte.

Begolli e fshehur pas petkut të humanitares, krijoji skemën e mashtrimit duke u premtuar fermerëve traktorë dhe makineri bujqësore, të cilat sipas saj do të vinin falas nga vendi mik Danimarka, ndërsa fermerët do të paguanin, vetëm kostot e transportit. Një shumë që shkonte në 250 euro për një mjet, ndërsa shtoheshin vazhdimisht nëse fermeri do të kërkonte makineri të tjera bujqësore./Lajmi.net/

YouTube player