Arrestohet ferizajasi që shantazhonte një femër, i kërkonte para

Policia e Ferizajt ka arrestuar Ahmet E. 29 vjeç, i cili me qëllim përfitimit ka shantazhuar një femër të moshës 28 vjeçare. 

Lajme

23/05/2014 18:09

Bëhet e ditur se hetuesit policore të dyshuarin e kanë kapur në flagrancë, derisa po i merrte viktimës 1 mijë euro para, në një lokacion në qytetin e Ferizajt. 

\”Për një javë rresht, i dyshuari, përmes mesazheve nga telefoni celular, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar viktimën, se do ta publikonte një video incizim , poqese ajo nuk do ti paguante shumën e përmendur prej 1 mijë eurosh\”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi. 

Mësohet se të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit. Gashi ka thënë se gjatë intervistimit, i dyshuari i ka pranuar veprimet e tij dhe në hollësi i ka shpjeguar ato. 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.