Arrestohet ferizajasi për vjedhje të rëndë në tentativë, dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj. “Me datën 25.05.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë,  se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një…

Lajme

25/05/2024 14:30

Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar mbrëmë një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj.

“Me datën 25.05.2024 rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë,  se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ai dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj