Arrestohet edhe një person tjetër për të shtënat me armë javën e kaluar në Istog
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 02.04.2025, rreth orës 19:00, është njoftuar se në njё lokal nё Istog, ka tё shtёna me armё zjarri dhe njё person ёshtё i lënduar. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin ngjarjes janё vërejtur gjurmё gjaku nё dyshemenë e lokalit,…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 02.04.2025, rreth orës 19:00, është njoftuar se në njё lokal nё Istog, ka tё shtёna me armё zjarri dhe njё person ёshtё i lënduar.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin ngjarjes janё vërejtur gjurmё gjaku nё dyshemenë e lokalit, gjithashtu njё xham i dëmtuar nga shkrepja e armёs.
Viktima ёshtё dёrguar nё QKMF-Istog, pёr trajtim mjekёsor, ndёrsa tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 04.04.2025, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njёri nga personat e dyshuar, ndёrsa sot me datё 07.04.2025, nё vazhdimësi tё veprimeve hetimore ёshtё arrestuar edhe i dyshuari i dytё, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar, njё (1) armё pistoletё 7.62mm, njё (1) karikator i sё njëjtës armё dhe shtatё (7) copё fishekё 7.62mm.
Tё dyshuarit e arrestuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.