Arrestohet djali i Robert Downey Jr. për posedim të kokainës

Djali 18 vjeçar i aktorit Robert Downey Jr. është arrestuar të dielën për posedim të kokainës në West Hollywood.

ShowBiz

30/06/2014 18:23

Duket se Indio Downey po ndjek rrugën e keqe të babit të tij. Djali i aktorit të famshëm të ‘Iron Man’, Robert Downey Jr. është arrestuar të dielën pasdite pasiqë policia e ka nxënë me kokainë.

TMZ raporton se Indio ka qenë pasagjer në një veturë rreth oreës 2 të pasdites kur policët kanë kaluar pranë veturës dhe kanë vërtejtur një të ri duke tymosur me një llullë.

Polici ngadalë ka ndalur veturën, bëri një kërkim dhe ka gjetur kokainë që ishte në posedim të Indio-s. Aai më pas u arrestua dhe u dërgua në burg.

20 vjeçari ka paguar 10.000 dollarë dhe u lirua pas mesnatës të së dielës.

Robert Downey Jr. ka luftuar me varësi nga droga dhe ka përfunduar në burg para disa viteve. Drogat që e kanë vënë atë në shumë probleme ishin pikërisht kokaina dhe heroina.