Arrestohet djali i Currit, policia konfiskon para e drogë në shtëpinë e tij
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 21-vjeçarin, Armir Osmani, i cili është djali i Ismet Osmanit i njohur me nofkën “Curri”.

Lajme
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ora 10:00, ku i dyshuari është lokalizuar në lagjen Pejton në Prishtinë.
Armir Osmani është arrestuar nën dyshimin për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge.
Policia ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur viktima e rrëmbyer.
Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, hetuesit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, mbi 12 mijë euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale.
21-vjeçari i arrestuar, pas intervistimit me rekomandim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë nga policia: