Arrestohet agjenti i shitjes, parat e mallit të shitur i keqpërdori

Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor të një kompanie në Prishtinë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës së tij, si agjendë i shitjes.

Lajme

17/06/2016 11:38

Policia bënë të ditur se  i dyshuari  parat e produkteve të shituara nuk i dorëzonte në kompani, njofton lajmi.net.

Sipas menaxherit te kompanisë , vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 10.240 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./ lajmi.net.