Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti. Lajmin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës, i cili ka shtuar se njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë. “Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje…
Lajme
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Lajmin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës, i cili ka shtuar se njëri prej të dyshuarve është kapur në flagrancë.
“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka thënë Gashi.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa prokuroria ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e masave të nevojshme ligjore ndaj të dyshuarve.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/