Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Gjakovë, në mesin e tyre një i mitur

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve pranë Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar me sukses një operacion që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në këtë komunë. Të arrestuarit – V.B., T.T. dhe I.C. (dy të rritur dhe një i mitur) – dyshohen…

Lajme

29/07/2025 12:50

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve pranë Stacionit Policor në Gjakovë, ka realizuar me sukses një operacion që rezultoi me arrestimin e tre personave të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në këtë komunë.

Të arrestuarit – V.B., T.T. dhe I.C. (dy të rritur dhe një i mitur) – dyshohen për përfshirje në nëntë raste të ndryshme vjedhjesh, kryesisht të kabllove elektrike dhe pajisjeve të punës nga objekte në ndërtim e sipër. Dëmi material i shkaktuar, sipas të dhënave fillestare, është i konsiderueshëm, transmeton lajmi.net

Operacioni policor u zhvillua sot, më 29 korrik 2025, dhe u bazua në punë intensive hetimore dhe operacionale të njësiteve relevante të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor dhe është iniciuar procedurë penale për veprën “Vjedhje e rëndë”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë rithekson përkushtimin e saj në parandalimin, hetimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë së përgjithshme për qytetarët./lajmi.net/