Arrestohen tre persona nga Policia, sulmuan fizikisht dhe dhunuan një femër

Policia ka arritur të arrestojë tre persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar dhe dhunuar një femër. Rasti ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës, thuhet në njoftimin e policisë, raporton lajmi.net. Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’ Njoftimi i plotë: Prizren,  03 korrik 2024 Me datën 02.07.2024 në…

Lajme

03/07/2024 18:52

Policia ka arritur të arrestojë tre persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar dhe dhunuar një femër.

Rasti ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës, thuhet në njoftimin e policisë, raporton lajmi.net.

Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’

Njoftimi i plotë:

Prizren,  03 korrik 2024

Me datën 02.07.2024 në Stacionin Policor Suharekë, viktima femër kosovare ka raportuar se ne Fsh. Budakovë, Suharekë, është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Për rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve rajonale në Prizren të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona meshkuj kosovar të cilët pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.

Ndaj të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunim’’. /Lajmi.net/