Arrestohen tre meshkuj në Prishtinë, keqpërdorën kartelat bankare të shtetasve të huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshimtë, dy shtetas turq dhe një nga Maqedonia e Veriut. Të dyshuarit me qëllim të përfitim të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, dyshohet se keqpërdorën kartela bankare të shtetasve të huaj dhe pos terminale të bankave vendore. Si shkak i këtij…

Lajme

21/02/2025 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshimtë, dy shtetas turq dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Të dyshuarit me qëllim të përfitim të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, dyshohet se keqpërdorën kartela bankare të shtetasve të huaj dhe pos terminale të bankave vendore.

Si shkak i këtij keqpërdorimi është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut. Të dyshuarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, me çka është shkaktuar dëm i konsiderueshëm. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: POS terminale, kartela bankare, kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, SIM kartela, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuter, telefona mobil, si dhe dokumente relevante (fatura, kuponë fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/