Arrestohen tetë policë kufitarë në Mal të Zi, dyshohet se u kanë marrë ryshfet edhe kosovarëve

Policia malazeze arrestoi tetë policë kufitarë të dyshuar për ryshfet të organizuar nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq. Siç saktësoi ai, shtatë janë arrestuar në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – Bozhaj, dhe një në Danilovgrad, një qytet jo…

Lajme

25/04/2024 08:56

Policia malazeze arrestoi tetë policë kufitarë të dyshuar për ryshfet të organizuar nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq.

Siç saktësoi ai, shtatë janë arrestuar në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – Bozhaj, dhe një në Danilovgrad, një qytet jo larg Podgoricës.

Ndaj 27 shtetasve të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale dhe, sipas Saranoviqit, janë duke u arrestuar, transmeton Reporteri.

Ky aksion, thotë ai, ka zgjatur pesë muaj.

“Provat tregojnë se policët e arrestuar kanë marrë para për një kohë të gjatë nga udhëtarët që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Saranoviq në një konferencë për shtyp.

“Vendet zyrtare janë duke u kontrolluar dhe sipas informacioneve jozyrtare, përveç provave materiale që kemi deri më tani, do të ketë edhe prova shtesë që do ta vërtetojnë më tej këtë”, theksoi ai.

Saranoviq ka theksuar se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar rregulloren për kontrollin e pasurisë, të ardhurave dhe stilit të jetesës së policëve.