Arrestohen të dyshuarit në Ferizaj- sekuestrohet kokainë e mijëra euro para të gatshme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të nartkotikëve në Ferizaj. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734,4 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 15.005 euro , 3950 franga zvicerane- dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende të tjera që lidhen me…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të nartkotikëve në Ferizaj.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734,4 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 15.005 euro , 3950 franga zvicerane- dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/