Arrestohen shitësi dhe blerësi i kapakëve të pusetave të vjedhura në një lagje të Gjakovës

Policia ka arritur ta arrestojë një person që vodhi pusetat në një rrugë në Gjakovë. Bashkë më të arrestoi edhe personin që i bleu ato.

Lajme

09/06/2021 11:27

Siç ka raportuar policia e Kosovës, fillimisht, një qytetarë është ka raportuar se kishte vërejtur se në lagjen e tyre mungojnë disa kapak të pusetave të ujërave atmosferike.  Gjatë patrullimit, policia ka identifikuar edhe mungesën e puseteve përgjatë shëtitores së lumit Krena.

“Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar i cili gjatë intervistimit ka deklaruar se pusetat që i kishte vjedhur i kishte shitur te hekurishtja me pronar mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari-pronari i hekurishtes si dhe provat janë konfiskuar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është proceduar për “vjedhje& blerje e sendit të përfituar nga kryerja e veprës penale”.

Lidhur më këtë rast ka reaguar edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. /Lajmi.net/