Arrestohen pesë persona në Viti – U rrahën dhe e sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta

Pesë persona janë arrestuar dje në fshatin Dobresh të Vitisë, pasi që janë rrahur mes vete. Ata kanë sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta, dhe të gjithë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Fsh. Dobresh, Viti 31.12.2025 – 10:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë,…

Lajme

01/01/2026 11:16

Pesë persona janë arrestuar dje në fshatin Dobresh të Vitisë, pasi që janë rrahur mes vete.

Ata kanë sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta, dhe të gjithë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dobresh, Viti 31.12.2025 – 10:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/