Arrestohen një i dyshuar për vrasje në tentativë dhe konfiskohet një armë

Një person është arrestuar në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë sot pasi ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri. ‘’Sot rreth orës 12:21 është pranuar informatë së në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë një person ishte qëlluar me armë zjarri.Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë…

Lajme

25/05/2023 15:02

Një person është arrestuar në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë sot pasi ka shtënë me armë zjarri ndaj një tjetri.

‘’Sot rreth orës 12:21 është pranuar informatë së në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë një person ishte qëlluar me armë zjarri.Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë)’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë: A.N., mashkull i lindur në vitin 2001, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e përmendur dhe dy fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Vrasje në tentativë”.