Arrestohen katër persona në Korishë të Prizrenit për gjueti të kundërligjshme
Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohen për gjueti të kundërligjshme. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie, si…
Lajme
Katër persona, dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë, janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi dyshohen për gjueti të kundërligjshme.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie, si dhe një fazan të vrarë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Korishë, Prizren 18.10.2026, 10:05. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, qen gjuetie si dhe një shpend (fazan i vrarë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/