Dy shtetas të huaj janë arrestuar mbrëmë në Autostradën Arbër Xhaferi, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të veturës së tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 3 kg heroinë, mbi 6 kg marihuanë, dy telefona celularë dhe veturën me të cilën udhëtonin, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rrjetin dhe origjinën e narkotikëve vazhdojnë.
Raporti i plotë:
BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE DHE SHITJE E PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Autostrada Arbër Xhaferi / 30.01.2026-20:31. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 3 Kg substanca narkotike e llojit Heroinë, mbi 6 kg substancë narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/