Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje në Prishtinë. Të njëjtit sipas Policisë kanë detyruar viktimat që të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, shkruan lajmi.net. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. “Prishtinë 2024-2025. DHKO me datë 20.08.2025 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje në Prishtinë.
Të njëjtit sipas Policisë kanë detyruar viktimat që të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, shkruan lajmi.net.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
“Prishtinë 2024-2025. DHKO me datë 20.08.2025 ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë detyruar viktimat që të paguajnë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/