Arrestohen dy shtetas të Serbisë në Jarinje, Policia u sekuestron thika e materiale nacionaliste
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi gjatë kontrollit te ta janë gjetur dhe sekuestruar disa sende. Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 09:40, në SPK Jarinje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, të cilëve gjatë kontrollit u…
Lajme
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën kufitare në Jarinje, pasi gjatë kontrollit te ta janë gjetur dhe sekuestruar disa sende.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 09:40, në SPK Jarinje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, të cilëve gjatë kontrollit u janë gjetur pesë thika, një vulë serbe dhe një ID-kartë e një organizate në të cilën njëri prej tyre ishte i anëtarësuar.
Po ashtu, janë sekuestruar dy maica me mbishkrime nacionaliste, një logo e flamurit të Serbisë, dy pajisje dhe një kamerë GO PRO.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb, shtetas të Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika, një Vulë serbe dhe një ID kartë e një organizate në të cilën ishte i anëtarësuar, dy maica me mbishkrime nacionaliste, një logo e flamurit të Serbisë, dy paisje shumë funksionale, një kamerë GO PRO”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/